Ish Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Keltis Kruja ka dhënë mesazhin e tij me rastin e 30- vjetorit të themelimit të kësaj partie.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ai uron të gjithë demokratët në këtë përvjetor të shënuar nga themeluesit, kontribuesit dhe përfituesit e saj.
Përveçse deputet i parlamentit shqiptar nën siglën e PD, z. Keltis Kruja ka mbajtur edhe poste të tjera të rëndësishme si Sekretar i Përgjithshëm i FRPD- së dhe Prefekt i Tiranës.
Mesazhi i z. Keltis Kruja:
“Gezuar 30 vjetorin PD ! Gezuar themeluesve, kontribuesve e perfituesve ( se gjithmone ka qene e veshtire te ndahen ), dhe sigurisht trasheguesve si shtresa me e “margjinalizuar” dhe “heroike” e ketij 30-vjetori. Gezuar !”