PD e Kavajës mban nesër Kuvendin për të zgjedhur anëtarët e kryesisë

PD në Kavajë do mbajë nesër Kuvendin për të zgjedhur kryesinë e partisë. 
Njoftimi i PD: 
Të dashur demokratë dhe demokrate të Bashkisë Kavajë, ditën e nesërme më datë 28 Prill, në ora 16:00 pranë pallatit të Kulturës “Kavaljon”, dega jonë zhvillon Kuvendin për zgjedhjen e kryesisë së partisë!
Ftojmë të gjithë demokratët të marrin pjesë!
Kryetarët dhe sekretarët e seksioneve e grupseksioneve të jenë të pajisur me mjetin e identifikimit (kartë ID ose pasaport) si dhe kartën e delegatit që mund ta tërheqin në hyrje të Pallatit të Kulturës.