Pasoja tragjike të tërmetit në Marok, shkon në mbi 2 Mijë numri i viktimave

Ministria e Brendshme e Marokut njoftoi se është rritur në 2.012 numri i personave që kanë humbur jetën në tërmetin 7 ballë me epiqendër në rajonin Al Haouz të Marakeshit, thotë Agjensia  Anadolli.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria bëhet e ditur se nga tërmeti numri i viktimave është rritur në 2.012 ndërsa i të plagosurve në 2.059 ku 1.404 prej tyre në gjendje të rëndë.

Viktimat nga tërmeti me magnitudë 7 ballë u raportuan në rajone të ndryshme, përfshirë rajonet Al Haouz, Taroudant, Shishawa, Ouarzazate, Marakesh, Azila, Agadir, Kazablanka dhe Yousoufia.

Forcat e Armatosura të Marokut, administratat lokale, forcat e sigurisë dhe ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë punimet e tyre të kërkim-shpëtimit dhe janë mobilizuar të gjitha mjetet për të dërguar ndihma humanitare në zonat e tërmetit.

Media e Marokut informoi se tërmeti që ndodhi të premten në orën 23:10 sipas kohës lokale krahas kryeqytetit Rabat është ndier edhe në qytetet si Kazablanka, Meknes, Agadir dhe Fes.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës i Marokut njoftoi se tërmeti me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter që goditi qytetin e Marakeshit ishte tërmeti më i fuqishëm në vend në 100 vitet e fundit./AA