Jo vetëm Italia, por edhe Belgjika mund të sjellë refugjatët ne Shqipëri. Kjo është konfirmuar nga ish-ministri belg i Emigracionit, që gjatë një interviste në RTL u shpreh se po shikojnë Shqiperinë dhe Maqedoninën e Veriut si vende ku mund të çojnë refugjatët. Kjo, duket se nuk është vetëm një dëshirë e Belgjikës, pasi pak ditë më parë edhe kryeministri Edi Rama e la të hapur si mundësi, por sipas tij kjo mund të ndodhë si projket i Bashkimit Europian.
Ministri belg i Emigracionit, Théo Francken, i cili gjatë një interviste për median RTL Info në Belgjikë u shpreh se po negociohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, si vende ku mund të çojnë refugjatët.
“Mendoj se është më mirë të marrim modelin australian që u prezantua nga socialistët australianë. Ata po mbrojnë më mirë kufijtë e tyre dhe po parandalojnë hyrjen e paligjshme. Procedura, si modeli britanik, do të jepet jashtë kufijve evropianë. Jo në Ruandë, por ne po shikojmë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Ballkanin për shembull”.
Duket se sjellja e refugjatëve nga Belgjika në Shqipëri nuk është vetëm synim i shtetit belg, por një mundësi e tillë është lënë e hapur edhe nga kryeministri Edi Rama.
Pak ditë më parë në një intervistë për prestgjozen britanike Financil Times, kryeministri Shqiptar u shpreh se kjo mund të ndodhë nëse do të jetë një proces i strukturuar nga BE.
“Përveç Shqipërisë, edhe vendet e tjera të Ballkanit mund të ndihmojnë nëse procesi do të strukturohej mirë dhe do të ruhej brenda ligjit ndërkombëtar. Por Evropa e ktheu atë në një çështje ideologjike, elektorale dhe harroi se do t’i duheshin njerëz për të shmangur një “dimër demografik” dhe një rënie ekonomike si pasojë.”
Pakti i shumëdebatuar dhe i kontestuar Rama-Meloni, duket se i ka zgjeruar oreksin edhe vendeve të tjera të BE të cilët e shohin Shqipërinë si vend për të stehuhar refuzgjatët. Vetë kryeminisri Rama ka konfirmuar se një kërkesë e tillë i ka ardhur edhe nga kryeminsitri britanik Boris Jonhns, që të gjithë refugjatët e paligjshëm në britaninë e Madhe, në vend të Ruandës t’i sillnin në Shqipëri. Në këtë rast, shkaku që oferta nuk u pranua, ishte mospërcaktimi i numrit të madh të refugjatëve që mbërrinin në Britani, ndryshe nga Italia që përcaktoi se kërkoi ndihmë për një kapacitet prej 3 mijë refugjatësh.