Zbardhet kërcënimi me armë më 2 shtator të këtij viti në Rrogozhinë. Autori i ngjarjes është arrestuar pas 2 muajsh e gjysmë në kërkim.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Kavajë
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 02.09.2020.
Kanosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 33-vjeçari.
33-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” ,”Prishja e rendit dhe sigurisë publike” “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë gjahu.
Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 02.09.2020 dhe kapjen e autorëve, nga Komisariati i Policisë Kavajë u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi:
E.D., 33 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Ky shtetas, më datë 02.09.2020, në Rrogozhinë, pas një konflikti të çastit, ka kanosur me armë zjarri shtetasin M. K., 29 vjeç, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.
Në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.