Nga: Shkëlzen Henkoja
Quhet Miran Sinani dhe është 32 vjeç, babai i dy fëmijëve 6 dhe 10 vjeç nga fshati Terbuf i Divjakës. Kalvari i vuajtjeve të familjes Sinani duket se nuk ka fund. Pas kthimit nga emigracioni janë detyruar të qëndrojnë në kasollen e bagëtive pasi banesa që kishin ishte shembur totalisht. Por drama më e madhe e familjes është aksidenti i 32-vjeçarit 4 muaj më parë.
Mirani u aksidentua me motor ku nga përplasja mjeti mori flake dhe gjysma e trupit të 32-vjeçarit u dogj ne grade te shkalles se tretë. U bënë plot 4 muaj që Mirani qendron në shtrat pa lëvizur duke lënguar nga dhimbjet. Plagët e marra ne trup i rrezikojnë që të humbasë të dyja këmbët. Problemet ekonomike te familjes janë thelluar edhe me shumë pas aksidentit pasi i vetmi që siguronte të ardhurat ishte kryefamiljari.
Bashkëshortja tregon se është zhytur ne borxhe pasi çdo dite duhet të blejë 40-50 mijë lekë ilaçe për të shoqin. Mirani i bën thirrje të gjithëve qe ta ndihmojnë sadopak për trajtimin shëndetësor./Bw
Nr.kontakti i familjes: 0694470932