Partizani-Egnatia/ Tri ditë para finales së titullit, ja sa bileta janë shitur

Partizani-Egnatia është finalja e këtij sezonin në Kategorinë Superiore dhe luhet të dielën më datë 26 maj në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

“Panorama Sport” mëson edhe mbi interesin e kësaj finaleje nga ana e tifozëve. Deri dje pasdite janë shitur rreth 5100 bileta në sektorët e të dyja skuadrave, teksa pretendohet që nga Rrogozhina të vijnë rreth 2000 mbështetës. FSHF si organizatore e ndeshjeve të “Final Four” ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 26 majit, PartizaniEgnatia. Në sektorin N do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori S është i rezervuar për tifozët e Egnatias.

Në tribunën kryesor, sektorët Ë 101, Ë 102 dhe Ë 103 janë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, ndërsa në sektorët Ë 105, Ë 106 dhe Ë 107 do të vendosen tifozët e Egnatias. Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar. Biletat për finalen e madhe të 26 majit Partizani-Egnatia mund të blihen “online” në “ebileta.al” si edhe në pikat fizike pranë stadiumit “Air Albania” dhe stadiumit “Selman Stërmasi” në fashën orare 10:00-18:00. Çmimet e biletave nisin nga 1 mijë lekë pas portave dhe shkojnë deri në 10 mijë lekë në sektorin VIP më të privilegjuar.5