Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shprehur kritika të ashpra ndaj seancës së sotme parlamentare ku mazhoranca nuk pranoi të diskutohej çështja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal dhe akuzat për lidhjen e tij me Edi Ramën.
Në një postim në Facebook, Salianji thotë se “autokrati” e kyçi Parlamentin sikur të ishte dyqani i tij personal duke mos i dhënë mundësinë qytetarëve që të njiheshin me faktet e korrupsionit të tij. Sipas Salianjit, Rama dhe qeveria e tij janë përfshirë në një aferë të rëndë korrupsioni.
Postimi i Ervin Salianjit: Sot autokrati kyçi dhe parlamentin sikur ta kishte dyqan personal, njësoj siç i ka mbyllur gojën kujtdo në partinë e tij sot mbylli dhunshëm parlamentin që qytetarët mos njiheshin me faktet e korrupsionit masiv dhe minimit të demokracisë! Edi Rama dhe qeveria e tij janë përfshirë në aferën më të rëndë që është zbuluar ndonjëherë!
Frika nga institucionet e Shteteve të Bashkuara e ka bërë të futet në vrimë të miut! Nuk e shpëtojnë dot as oligarkët rusë të sanksionuar nga SHBA, as paratë e krimit dhe korrupsionit as devijimi i vëmendjes, as kapja e drejtësisë! Dita po vjen!