“Parku i qytetit në gjendje skandaloze”, pensionisti apel Bashkisë Kavajë: Vendosni stola, nuk kemi ku ulemi

Kavaja është qyteti i vetëm në Shqipëri që nuk ka një park ku qytetarët mund të dalin shititje dhe kalojnë kohën e lirë.

Prej 30 vitesh drejtuesit e pushtetit lokal e kanë premtuar, por sot eshtë fakt që një park i tillë mungon.

Ne 2017 nisi puna për atë që u quajt “Parku Rekreativ” i Kavajës.

Fillimisht u hoqën banorët e komunitetit rom që jetonin aty dhe pastaj nisi ndërtimi, siç u tha në atë kohë nga një donacioni dhe investimi të vetë Bashkisë Kavajë.

Ndryshimi i pushteteve në 2019 solli ngecje të procesit të ndërtimit dhe nga ajo ditë ka pasur shumë pak punime.

Sot parku eshtë në gjendje skandaloze dhe nuk shërben për qytetarët. Përveç disa aksioneve për pastrimin e mbetjeve dhe pastrimin e barërave asnjë nuk ka ndodhur në hapsirën disa hektarëshe që duhet të shërbente për qetësimin dhe shplodhjen e qytetarëve.

Në faqen Kavaja.Net kanë qenë të shumta denoncimet për gjendje në të cilën ndodhet hapsira që politika e quan park, por më shumë ngjan me nje lëndinë ku kullosin lopë, dele e kuaj.

Së fundmi një pensionist ka komentuar në faqen tonë dhe i bën apel Bashkisë së Kavajës të vëjë në funksion e shërbim të tyre hapsirën publike për të cilën janë shpenzuar miliona lekë.

Pensionisti kërkon vendosjen e stolave me qëllim që të ulen kur dalin shëtitje me nipërit dhe mbesat.

“Përshendetje Kavaja.Net! Jam një pensionist nga qyteti. Nëpërmjet jush dua ti bej apel Bashkisë tonë të vendosë disa stola tek Parku. Ai eshte në gjenje skandaloze po ne dalin aty se skemi vend tjetër. E di qe se rregullojne sic duhet por të paktën disa stola mund të vendosin qe të ulemi se ngelem në këmbë. Faleminderit!”, shkruan pensionisti./Kavaja.Net

FOTO