Para 10 vitesh i kishte vrarë babanë, si i zuri djali pritë nënës që jetonte në Kavajë dhe e plagosi me thikë

 

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kamëz, ku shtetasi Ajet Lleshi 25 vjec, ka plagosur me thike në shpinë nënën e tij Safie Sina 56 vjece.

Nga informacionet e siguruar, mësohet se Safie Sina është e divorcuar dhe më pas është martuar për herë të dytë dhe jeton në Kavajë.

Ditën e sotme kur ka nodhur ngjarja Safie Sina ka ardhur në Tiranë për të vizituar nënën e saj e cila banon në rrugën “Jusuf Gervalla”. Gjatë kohës që po ecte në rrugë për të shkuar në banesën e nënës së saj, shtetasi Ajet Lleshi i cili është edhe djali i të plagosurës, e ka goditur me thikë në shpinë dhe është larguar menjëherë.

Ajet Lleshi banon në Klos.

Nuk dihet arsyeja se pse ka ardhur Ajet Lleshi sot në Tiranë dhe në zonën ku ndodhi ngjarja, nuk raportohet ndonjë problem i mëparshëm. Kështu që të gjitha pistat e siguruara, tregojnë që Ajet Lleshi kishte ardhur vetëm për këtë qëllim në Tiranë.

Sipas informacioneve të siguruara shtetasja Safie Sina ka vrarë burrin e saj para 10 vjetesh dhe ka bërë 9 vite burg.