Panik në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen humb ndjenjat dhe dërgohet me urgjencë në spital, futbollistët në lot


Momente frike në Danimarkë-Finlandë. 

Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë si pasojë e një ataku kardiak.


Mesfushori i Inter-it po i bëhet masazh kardiak në fushë.

Futbollistët janë të përlotur, pasi gjendja e tij duket e rëndë. 

Ndeshja është ndërprerë.

Christian Eriksen është dërguar me urgjencë në Spital për të marrë ndihmë të specializuar mjeksore, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.