Ky është momenti tronditës kur një raketë masive ruse qëlloi një qendër tregtare në një qytet në qendër të Ukrainës, shumë larg frontit të luftës.
Të paktën 20 persona u vranë si pasojë e sulmit.
Pamjet horror tregojnë se qendra tregtare u përfshi në mënyrë të vrullshme nga flakët, disa sekonda pas u gotit me raketa.
Dhjetra persona u plagosën, ndërkohë që shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Shefi lokal i zjarrfikësve Ivan Melekhovets, i cili ka marrë pjesë në operacionin e shpëtimit, tha se në një flakë me intesnsitet të tillë nuk ka asnjë shans për të mbijetuar.
“Gjëja më e vështirë është të shohësh kufomat – të rritur, fëmijë”, tha ai.
Zyrtari shtoi se zjarrfikësit janë ende në kërkim të 50-60 personave të zhdukur.
Pamjet e kamerave CCTV nga një park afër qendrës tregtare tregojnë shpërthimin fillestar si dhe frikën e shkaktuar të nënat që ndodheshin me fëmijët e tyre në park.
Pas përplasjes, kamera dridhet ndërsa çiftet dhe familjet që ndodheshin në park pranë qendrës tregtare Amstor në Kremenchug , lënë gjërat e tyre dhe ikin.
Më pas vjen një goditje e dytë, duke e kthyer ekranin në portokalli.