“Pa senatorët në 14 Maj”, Përplasje në PS e Kavajës për emrat në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak

Partia Socialiste ka depozituar në KQZ listën me kandidatët për anëtarë në Këshillin Bashkiak të Kavajës për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Kavaja.Net që e ka siguruar listën e plotë ka mësuar se në të nuk gjenden emra të vjetër të socialistëve, që uleshin në karrigen e anëtarit të Këshillit Bashkiak.

Teksa Redjan Krali ka marrë “OK” e Edi Ramës për të garuar për një mandat të dytë me interes nga socialistët e Kavajës është parë edhe lista për anëtarët e Këshillit.

Ajo që vihet re në listë, është një mungesë e emrave të vjetër të PS që nuk kandidojnë dhe një presencë e disa emrave të rinj. Ndonëse kjo mund të duket si një risi brenda socialistëve, mungesa e senatorëve nuk është pritur mirë në radhët e tyre.

Kjo pasi listës mungojnë emra si Tanush Dobjani, Klodjan Shehi, Përparim Daiu, Floranda Bejaj, Megi Katroshi, Ilir Hoxha apo të tjerë.
Listës i mungojnë edhe disa anëtarë aktualë të Keshillit Bashkiak.


Mungesa e tyre ka shkaktuar debate dhe përplasje mes socialistëve që përpos garës me opozitën, do të duhet së pari të rregullojnë qefmbetjet brenda tyre, të cilat janë thelluar pas zyrtarizimit të listës.

Nuk dihet ende nëse emrat e lartpërmendur që mungojnë do të mbështësin PS dhe bëjnë fushatë për kandidatin e saj, Redjan Krali për ti siguruar atij një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Kavajës.

Burime pranë PS i kanë konfirmuar Kavaja.Net se disa drejtues kanë debatuar ashpër në mbledhjen e Kryesisë së PS në Kavajë dhe këto mesazhe pakënaqësie i janë shprehur edhe deputetit Etjen Xhafaj apo Prefektit Aafrim Qendro të cilët janë edhe drejtuesit e fushatës në Kavajë.

Megjithatë, lista e re përmban emrat e dy bashkëkryetarëve të PS, Shpend Barameta dhe Marinela Alia, ndërsa kryesohet nga nënkryetarja e Bashkisë Valbona Mustafa ku pjesë e listës është edhe ish-futbollisti Kavajas Parid Xhihani.

LISTA E PLOTE ME 22 PËR 14 ZGJEDHJET E MAJIT
Valbona Mustafa
Shpend Barameta
Genciana Doraci
Ahmet Habili
Marinela Alia
Parit Xhihani
Eglantina Ajdini
Jetgjat Camema
Joana Popoj
Luan Rrushi
Alborena Hylviu
Enver Halilaj
Shqipe Baulja
Qerem Celpica
Erisa Cara
Alket Kazazi
Lindita Vuka
Ilir Gjuzi
Megi Togu
Osman Tabaku
Matilda Ahmeti
Aridit Cara

Kavaja.Net