Pa maska dhe zero distancë sociale, Xhelal Mziu ‘e mbyt’ në darkën e falenderimit me demokratët, valle, meze e gota vere: Më 25 prill do ta hedhim NOKAUT rilindjen kriminale

Festoni Natën e Vitit Ri 2021 tek Brilliant Hotel and SPA 

Të ftuarit, pa maska, të ulur ngjitur me njëri-tjetrin, kanë bërë që ai restorant të kthehet në një vatër shpërndarëse të koronavirusit. Bashkë me Mziun, shihet edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Pavarësisht numrit të njrëzve që humbin jetën, Kamza dhe Paskuqani kanë zgjedhur të festojnë në një mënyrë krejt të pakontrolluar.
Featured image of article: FOTOT/ Pa maska dhe zero distancë sociale, Xhelal Mziu ‘e mbyt’ në darkën e falenderimit me demokratët, valle, meze e gota vere: Më 25 prill do ta hedhim NOKAUT rilindjen kriminaleFoto nga festa 

TIRANË– Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu ka mbledhur të gjithë demokratët e zonës së tij dhe të Paskuqanit në një darkë falenderimi. Përmes dhjetëra fotove të publikuara nga vetë ai në rrjetet sociale, shihet se si bashkë me ‘blutë’ hedh valle edhe Covid-19.

Të ftuarit, pa maska, të ulur ngjitur me njëri-tjetrin, kanë bërë që ai restorant të kthehet në një vatër shpërndarëse të koronavirusit. Bashkë me Mziun, shihet edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Pavarësisht numrit të njrëzve që humbin jetën, Kamza dhe Paskuqani kanë zgjedhur të festojnë në një mënyrë krejt të pakontrolluar.

Wood Flavour

Krah fotove, Mziu premton edhe rrëzimin e Partisë Socialiste më 25 prill, të cilën e quan edhe ‘rilindja kriminale’.

“Një darkë e jashtzakonshme festive por dhe falenderimi e motivuese me strukturën politike të Bashkisë Kamëz, aktivin e PD dega Kamëz dhe aktivin e PD dega Paskuqan, si një dhe të pandara. Nostalgji e jashtzakonshme në 15 vite progres, konkuruese me çdo degë PD të Shqipërisë për mbajtjen e vendit të parë në 8 palë zgjedhje, konkuruese me çdo Bashki tjetër të Shqipërisë për ndërtimin e një qyteti të ri nga fillimi, për investimet, shërbimet dhe klasifikimin si Bashki lideri në 12 vite në rang vendi. Falenderim e mirënjohje të thellë për strukturën politike dhe administrative! Kamza, akademia politike e PD, promotori kryesor i zhvillimit urban dhe krye orteku i fitores plebishitare mbarëkombëtare të PD në rang vendi! Më 25 prill Kamza dhe Paskuqani të parët që do ta hedhin NOKAUT rilindjen kriminale për të mos u ngritur më, dhe për të sjellë shpresën, punësimin, mirëqenien, zhvillimin dhe integrimin Evropian me në krye Lulzim Basha,”- shkruan Mziu krah fotove.

Por, ky nuk është i vetmi në fushën e politikës që shkel hapur rregullat e pandemisë. Një natë më parë, Dosaj.al shkroi edhe për ish-ministrin Lefter Koka. Qindra njerëz, ishin mbledhur në një Durrës në një lokal, në kuadër të një aktiviteti me temë “Shqipëriaqëduam”, për vitin 2021./Dosja 

Festoni Natën e Vitit Ri 2021 tek Brilliant Hotel and SPA