Ornaldo Rakipi thyen herësin dhe merr mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës

Ornaldo Rakipi është një tjetër socialist ka thyer herësin në Tiranë duke rrezikuar vendin e një prej 18 të parëve në listë. 

I renditur i 30-ti në listën e PS, Rakipi i cili kandidon për një mandat deputeti në zonën e Vorës, ka arritur të grumbullojë deri më tani 10 197 vota. Deri në orën 03:57 të mëngjesit të 29 Prillit, në qarkun e Tiranës janë numëruar 758 nga 1243 qendra në total.

Kandidatët meshkuj më pak të votuar në 18 emrat e parë në listën e socialistëve të Tiranës, që rrezikojnë mandatin nga rezultati i Xhafajt dhe Rakipit, janë Fidel Ylli me 955 vota, Ervin Bushati me 1636 vota dhe Eduard Shalsi me 1487 vota deri më tani.