“Ore çfarë të ka hyrë o vëlla. Ndihesh i…”, Replika mes Ballës e Bardhit në Komision: Qetësohu se na bëri edhe Saliu bashkëpunëtorë!

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka vendosur që mbedhja për vlerësimin e kërkesës së opozitës për heqja e mandatit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, të zhvillohet një ditë tjetër.

Vendimi u mor pas diskutimeve mes anëtarë për t’i dhënë mundësi deputetes Xhaçka për t’u dëgjuar nga Këshilli.

Ndërkohë mbledhja e ditës së sotme është shoqëruar me replika mes deputetit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Teksa Balla argumentonte se dhënia e statusit të “investitorit strategjik” ndaj, Artan Gacit bashkëshortit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka s’përbën shkelje të ligjit, Gazmend Bardhi ka ndërhyrë disa herë.

Kjo ka nxitur debat mes tyre, ku deputeti socialist i kërkoi disa herë Gamend Bardhit që të qetësohej, madje duke i përmendur edhe akuzën e Berishës se janë bashkëpunëtor me njëri-tjetrin.

Pjesë nga debati mes tyre:

Taulant Balla: Na konfirmohet fakti që s’kemi të bëjmë me parashikimet e nenit 70 pika 3…

Gazmend Bardhi: Këtë nuk e vendosni ju por Gjykata Kushtetuese..

Taulant Balla: Keni pak respekt, unë nuk ju ndërhyra! Nuk është korrekte, ju thoni gjithçka nuk ju ndërprera…

Lindita Nikolla: Mos ndërhyni, është duke folur kur të vijë radha juaj..

Taulant Balla: Merreni me qetësi këtë punë, e shoh që nuk e keni seriozisht. Mësohuni me rregulla. Po më ndërpreve dhe një herë tjetër kjo mbledhje ndërpritet.

Gazmend Bardhi: Se vendosni ju orarin..

Taulant Balla: Dakord, por nuk shkon kjo gjë që bën. Qetësohu se na ka bërë dhe Saliu bashkëpunëtor..

Gazmend Bardhi: Unë nuk jam bashkëpunëtor i Berishës..

Taulant Balla: Qetësohuni o djalë çfarë ke tani?

Gazmend Bardhi: Më përmende Saliun..

Taulant Balla: Po unë e di që nxehesh nga Saliu, por ta mbaroj tani…

Balla nis fjalën, Bardhi i ndërhyn sërish

Tauant Balla: Zonja kryetare, unë mendoj që zotëria duhet të qetësohet. Qetësohu. Ore çfarë të ka hyrë o vëlla?

Gazmend Bardhi: Palumturia juaj më ka hyrë..

Taulant Balla: Unë e di se çfarë të ka hyrë…

Bardhi: Po problemi është që duhet të qetësohesh ti..

Taulant Balla:  S’të kam parë ndonjëherë kështu! Ai po ndihet i vrarë, çfarë të bëjë i shkreti…