Opinion nga Isa Halili, Gazetar
Nëse duam të “thyejmë” Ramën, duhet të asgjesojmë “frymën bashiste” në PD…
Lulzim Basha, pasi u shkarkua më 18 dhjetor nga afro 44 mijë demokratë në mbarë vendin si kreu i Partisë Demokratike, sot zyrtarisht liroi uzurpimin e turpshëm që kryetari pa parti i kishte bër siglës së partisë më të madhe opozitare në shqipëri.
Një ikje nga më të shumtuarat në politkën e vendit tonë për nga mënyra dhe rrugëtimi që ndoqi deputeti Basha. Megjithatë, në optikën time sa më shumë të zgjaste uzurpimi institucional i partisë që aderoj aq më shumë dëtohej kjo forcë politike dhe në një farë mënyre edhe pse shumë vonë e përshëndes aktin e deputetit Basha.
Menjëherë pasi Basha u largua fizikisht nga selia e PD, pas pak çastesh Enkelejd Alibeaj i cili do të jetë kryetari i emëruar gjatë kësaj periudhe doli në një deklaratë publike në lidhje për situatën e krijuar duke kërkuar nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit që të largojnë së pari Sali Berishën dhe organizimin e partisë ta shtyjmë pas zgjedhjeve lokale të 2023.
Kjo kërkesë u hodh poshtë nga Komisioni i Rithemelimit, i cili theksoj se nuk është koha për ultimatume, duke e cilësuar dorëheqjen e Bashës si një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar demokratët.
Miqtë e mi “fryma bashiste” që ne duhet të bashkohemi por të largohet Berisha është shumë e rrezikshme. Duam apo s’duam ne Sali Berisha është historia dhe emblema e kësaj partie. Çdo qasje që mendon se në këto momente duhet distancuar lideri historik për të mirë të intersave të PD-s, e hedh këtë tezë sepse së pari nuk e do PD në pushtet ose është i verbër dhe nuk e shikon realitetit politik brenda së djathtës.
Nga ana tjetër, Berisha nëse tërhiqet lë në rrugë demokratët e shumtë që besojnë tek ai dhe kauzën e foltores. Ai është lider që ofron shpresë dhe këtë e tregoi rezultati i 6 marsit. Të distancohemi nga kurthi i “frymës bashiste” që të fillojmë organizimin pas zgjedhjeve të 2023. Si shkohet në betej pa armë dhe filozofi për ta fituar atë, kjo është non sens për rrjrdhojë duhet distancim fondamental nga kjo qasje e çmendur.
Është koha për garë në çdo degë të partisë në rang vendi. Të votojmë një antar një votë për njerzit në nivel seksionesh, grupseksionesh dhe më tej kryetarin e degës. Në këtë formë i hapet rruga e zgjedhjes së lidershipit të ri në PD.
Të hapim partinë duke ofruar në “gjirin” tonë njerëz me kredite në shoqëri dhe të vlersojmë ato figura që kemi patur ndër vite me “gjuhën e rezultateve” që kanë koleksionuar në rrugëtimin e tyre në politikë. Duhet të distancohemi nga gjuha e urrejtjes e krijuar mes dy kampeve.
Kjo qasja “ejani ju ke ne, apo të vijmë ne ke ju është vrastare dhe natyrshëm destinon përçarje dhe agresion. Ne demokratët shkojmë ke PD-ja, individët shkojnë e vijnë dhe janë thjeshtë dhe vetëm “qeliza” të këtij organizmi që quhet Partia Demokratike!
PD-ja sot më shumë se kurrë ka nevojë për të gjithë! Për çdo eksponent që ka kontribuar në këto 3 dekada. Le të bëhemi bashkë, uroj dhe shpresoj që të përvalojë arsyeja dhe sinqeriteti në dobi të interesave të opozitarizmit sepse vetëm kështu i “paksojmë oksigjenin” regjimit të Edi Ramës.
Bashkë ia dalim! ✌✌
Kavaja.Net