Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 26-vjeçaren Adjola Lakra, e cila dyshohej se kishte bashkëpunuar në ekzekutimin e Hekuran Billës më 11 qershorin e vitit të kaluar. Sipas “BW”, prokuroria ka njoftuar se Lakra ishte përdorur si “karrem” për të nxjerrë viktimën në pritë. 26-vjeçarja ka qenë e dënuar me arrest me burg deri më tani, por gjykata ia ka ndryshuar masën e sigurisë në “detyrim paraqitje”.
Ndërsa kujtojmë se më herët Ajola Lakra ka treguar se ka patur njohje me viktimën dhe se ishte lidhur me të pasi është ndarë nga Sebastiani. Ky i fundit është i arrestuar së bashku me Viktor Markun, pasi dyshohet se kanë vrarë Billën.