Mbrëmjen e sotme reth orës 22:10 një ambulancë ka transportuar për në spital për ndihmë mjekësore shtetasen S.B., 18 vjeçe, pasi nuk ishte ndjerë mirë nga ana shëndetësore.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve e reja ka ndërruar jetë. Mësohet se vajza vuante nga sëmundja e epilepsisë.
Grupi hetimor po punon për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i plotë
Më datë 17.06.2021, rreth orës 22:10, në Mullet, ambulanca ka transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasen S. B., 18 vjeçe, e cila nuk është ndjerë mirë. Me mbërritjen në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, shtetasja S. B. ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se S. B., vuante nga semundja e epilepsisë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes