Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sot në protestë për të kërkuar pagat e prapambetura. Në shenjë proteste punonjësit kanë bllokuar automjetet që transportojnë mbetjet nga bashkitë në këtë incenerator.
Shkak për këtë bllokim është bërë mosmarrja e pagave prej 4 muajsh. Aktualisht inceneratori është nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara.
Në këtë incenerator depozitohen mbetjet e bashkive Fier, Lushnje, Patos dhe Roskovec.
Problemi është edhe për punonjësit që kanë sjellë mbetjet nga bashkitë. Ata shprehen sa janë bllokuar këtu që në orën 1 të mëngjesit dhe nuk dinë çfarë të bëjmë. Mbetjet janë të bllokuara në kontejner ndërsa kthimi pas i tyre sjell në bllokimin e situatës së mbetjeve nëpër bashkitë që depozitojnë këtu.
Automjetet me mbetje vijnë gjatë gjithë ditës, ndërsa nuk dihet se çfarë do të bëhet me mbetjet.