Nga: Klodjana Haxhiaj
Nga 26 Nentori i 2019 tek 26 Nentori i 2020 faktikisht ka kaluar nje vit por neve na duket si nje dekade, e cila na ka lodhur, ndrydhur e shenjuar pergjithmone jeten tone! Edhe kur fryn ere e perplaset fort ne xhama neve na tremb. Edhe kur kercasin dyert a perplasen nga era neve na ngrin gjaku. Fjalen “Termet”duhet ta fshijme nga fjalori. Edhe sot pa shkak ne ngrihemi vrulltas e dalim tek dera per ti shpetuar asaj qe pason pas llahtares. Per muaj me radhe cdo dite ka qene e njejta. Mbesat nuk i hiqnin xhupin as atletet duke i zene gjumi ashtu. Donin te ishin gati te dilnin menjehere, kur te binte “ai”. Emrin e kish te ndaluar ta permendnim.
Termeti i pasmesnate na kish paralajmeruar qe duhet te linim shtepite, ne nuk e kuptuam
qe e keqja do vinte rreth ores 04 e 30 minuta te mengjesit.
Toka me gjithe çmban mbi vete u drodh aq shume, sa lebetiti te madh e te vogel, deri ne bark te nenes. Nena natyre po fliste.
Ne dolem nga shtepite ashtu siç kishim rene te flinim e se dinim qe per dite te tera, do flinim ne makina ne sheshe te hapur.
Prisnim nje mengjes qe do agonte e askush se dinte çfare kish ngjare me siguri… Si do lindtte dielli ate mengjes? Çfarë i priste qytetaret durrsake? Nata e zeze e atij mengjesi te paaguar ende, i kish nxjerre ne rruge popullin e traumatizuar, ndersa kishin braktisur shtepi te rrezuara, mure e suva qe ju kishin rene mbi koke e trup. Me te gjithe egersine e saj nena Natyre kishte folur .
7 godina midis tyre 2 pallate, nje vile kater kateshe e tre hotele ishin rrezuar duke zene poshte rrenojave njerezit qe ishin duke fjetur. 22 te vdekur e mbi 900 qytetare te plagosur.
Qindra te tjere kishin mbetur ne katet e siperme te izoluar pasi shkallet e pallateve ishin rrezuar ndwrsa prisnin te evakuoheshin nga ekipe te specializuar .
Durresi ish godur shume rende…
Nena Natyre dergoi edhe lekundje te tjera me itensitet te larte. Nje ze qe vinte poshte germadhave te viles se Laleve ne ish kenete ishte zeri i shpreses per shume e shume te tjere.. Rame Lala doli gjalle ne ate godine ku humben jeten 8 pjesetaret e familjes se tij. Esiela e vogel 9 vjece me mamane e saj Dienen, shkuan ne mesnate tek gjysherit pasi kishin frike nga lekundjet. Ato se bashku me gjyshen nuk ja dolen dot te dalin gjalle nga rrenojat…
Mbi 10 mije familje humben banesat e nje nate, e u strehuan ne hotele. Kjo ngjarje tregoi se solidariteti u rrit. Njerezit hapen jo vetem dyert pwr te pritur te pastrehet por hapen edhe zemrat. Mijera kishin mbetur pa strehe e pa buke, pasi banesat ishin rrezuar. Njerezit ndihmonin e ju gjenden njeri-tjetrit ne ato ore vendimtare ku shpresat mbanin gjalle nje popull. Te gjithe humben dicka. Dikush shtepine, dikush biznesin, te tjere paten deme… Goditjet psikologjike ishin me te rendat.
Ne shtepine private, njekateshe te prinderve te mij, ne nje hapsire 2+1 qendronim tre familje, 13 persona. Sapo nisnin lekundjet dilnim jashte e futeshim nw makina deri sa toka te qetesohej. Per dite e dite me radhe…. Termeti i beri familjet bashke.
Ne ne familje kerkonim qe fjala termet, te mos flitej. Femijet per muaj me radhe deri ne fillim te Pandemise ishin te shokuar.
Durresi i vuan ende pasojat e me gjase do i vuaje edhe per nje kohe te gjate. Drama me e madhe eshte tek familjet qe humben te dashurit e tyre poshte ne germadha.
Rindertimi ka nisur. Ata qe humben shtepite do i kene serish. Si cdo proces ka te kenaqur e te pakenaqur.
Por pas nje viti per Durrsaket asgje nuk eshte me sic ka qene. Post termeti
i ndergjegjesoi i bashkoi familjet e njerezit. Fatkeqesia beri qe ne popullate te kish solidaritet, mbeshtetje, mirekuptim.
E keqja qenka pa fund kete vit .
Erdhi Pandemia qe shkaterroi pikerisht ate vlere qe buroi pas termetit. Largoi njerezit nga njeri-tjetri.