Nga: Hysni Gurra
Nuk është budalla, është i tmerruar se do harrohet
Ka ngel rrugëve të New York-u si langaraq pasi asnjë s’do të indetifikohet me një kryeministër të një narko-shteti.
Nuk është i çmendur që reagon ashtu si gore, gabon kush e mendon ashtu, është i frikësuar deri në palcë.
Ai nuk frikësohet nga burgu, se e di që ka rrugë për t’i shpëtuar. Ai shqetësohet nga harresa dhe trajtimi që e pret nga njerëzit.
E tmerron fakti që e dinë të gjithë çfarë është.
E tmerron fakti që oratoria e tij nuk le më askënd me gojë hapur, por gojëtaria e tij i ngjan një dere haleje fshati, e vjetër, që rri gjysmë hapur e gjysëm mbyllur e kutërbon gjithë kohën. E prej saj mahniten vetëm ca langaraqë që e rrethojnë, po ai e di që mahnia e tyre është e pa vlerë.
E tmerron fakti që nuk ka më askënd në opozitën shqiptare që ta përdorë.
E tmerron fakti se rënia nga pushteti, edhe nëse nuk merr dënimin e merituar për krimet që ka bërë, pasi ka aq shumë para sa të blejë amnistinë, do të trajtohet si qen i rrahur dhe me përbuzje, madje edhe nga servilët e tij.
E tmerron fakti që historia nuk do shkruajë kurrë për të si lider i madh, siç ëndërronte, por do ta trajtojë si modelin më të suksesshëm që mafia ka përdorur ndonjëherë për të kapur shtetin.
E tmerron idea se do të harrohet shpejt duke qenë gjallë.
E tmerron idea se nuk mundi dot të lërë imazhin që kishte përgatitur për veten, do ikë i nxirë blozë nga posti kryeministror.
Unë nuk do shkruaja kurrë në rrethana të tjera për Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin, por kur pashë dy reagimet që pasqyronin tmerr të germëzuar në fjalë të Edi Ramës, kuptova që ky tashmë është një ngordhësirë politike e pakallur.
Ai do përpiqet mos ta lerë pushtetin me çdo kusht, do kërkojë të mbijetojë përmes mafies, krimit edhe zyrtarëve amerikanë që notojnë në të njëjtën kënetë fëlliqsie si ky, por kurrë s’ka për të gëzuar më qoftë edhe një ditë të vetme.
Dukej sot, ka humb durimin, ndien vetminë.
p.s- Bile më tha dikush që e shoqëron, është bërë si Enveri në vaktit, paranojak i sëmurë. Gjithë kohën pyet, “si fola, si dola, ça thanë për mua, si e kam shkruar këtë e atë…”. Ata i thonë shumë mirë, njëherë nga frika, njëherë se janë aq mediokës sa janë.