Bashkia e Kavajës ka vendosur ti ndërrojë emrin e Pallatit të Kulturës “Kavaljon”. Kjo pasi Këshilli Bashkiak, i gjithi socialist, pritet të miratojë një projektvendim të propozuar nga insitucioni i Bashkisë me një emërtim të ri që do tjetërsojë identitetin e emërtimit.
Bashkia e Kavajës, nën frymën e “Rilindjes” vazhdon të jetë e angazhuar që kavajën ta shëndërrojë në një njësi adminstrative pa “shtyllë kurrizore”.
Pasi i largoi të gjitha institucionet e rëndësishme në vazhdën e ofensivës së saj, Bashkia e Kavajsë, së fundëmi ka vendosur të ndërrojë edhe emërtimin e Pallatit të Kultursë “Kavajlon” me një emër jo pak të njohur për shqiptatët në tërësi e për kavajësit në veçanti; Mustafa Krantja.
Për sa i përket z. Krantja nuk kemi kundërshtime për famën e tij por të fshish nga kujtesa identitare një emërtim e të vendosësh një të mëvonshëm nuk është me vend.
Një emërtim që ka origjinë qindra vjeçare, më së paku sipas regjistrave Osman daton rreth vitit 1431 ku Kavalja idetifikohet si një fshat. E si rrjedhojë ky emrëtim tregon shumëçka.
Ishte kjo arsyeja që intelektualë të ndryshëm në qytet u mblidhon për t’i propozuar drejtuesve të bashkisë së asaj kohe kur u ndërtua pallati që të emërtohej kështu me qëllim që të përfaqësonte të gjithë historinë qindra vjeçare me të mirat e të këqiat e saj për të identifikuar veten dhe qytetin.
Në botë investojnë për të nxjerë në pah vlera historike ndërsa në Kavajën e Rilindjes i zhdukin ato.
I bëjmë thirrje drejtiesve të Bashkisë Kavajë që ta tërheqim këtë propozim ha drejtoria përkatëse dhe Z. Krantja t’ia lënë emrin në kujtesë diku tjetër.
Ftojmë inteltkualët e Kavajës, shoqatën e shkrimtarëve e mbi të gjitha opozitën që të reflektojë sa nuk është vonë.
Një thirrje e veçantë shkon për anëtarët e këshillit Bashkiak që të reflektojnë dhe mos zbatojnë qorrazi urdhërat e drejtuesve politike por ti shërbejnë qytetit dhe qytetarëve. Kavaja.Net