Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ndarë një lajm me mbështetësit e tij mbrëmjen e sotme nga qyteti i Kavajës ku mbajti Foltoren e radhës.
Berisha njoftoi se gjykata e Parisit ka pranuar kërkesën e tij për padi kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pas vendimit të këtij të fundit për ta shpallur Berishën dhe familjen e tij non-grata për korrupsion madhor.
Ish-Kryeministri e ftoi Blinken të dorëzojë në gjykatë të gjitha provat për Berishën. Ish-lideri historik i PD-së nuk la pa përmendur as ambasadoren Yuri Kim, për të cilën tha nga Kavaja se për demokratët nuk mund të vendosin ata që i përmendin barin.
“Kam sot kënaqësinë të ndaj me ju lajmin që Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit, Antony Blinken, të dërgojë në gjykatën e parisit ccdo provë qqë ka për Sali Berishën, por ju garantoj që ka zero zero zero. Atyre që flasin për kthimin e Berishës, do ju them lexoni historinë. Kthimet kanq qenë gjithmonë të suksesshme. Ndaj dhe askush të mos ketë frikë sepse rikthimi, ne këtu, dhe të gjithë ju, ne jemi pararendës të kohës. Po i primë kohës. Atyre që i ka mbetur ora le tu mbesi. Ne jemi në krye të kohës. Kjo foltore, ky dialog, ka qëllime të mëdha, që askush të mos vendosë për ju. Të vendosni ju për veten tuaj, për Kavajën dhe Shqipërinë. Ky është sovraniteti. Nuk mund të vendosin për ju as ai që nuk pyet normë mbi tokë, as ata që ju përmnedin barin ju. Jo jo, vendosni ju vetë. Do e shihni ccfarë do bëjme ne. Ne do rikthejmë votën në PD. I bëj thirrje sekretarit dhe përfaqësuese ne Tiranë të mbledhin çdo fakt dhe ta dorëzojnë në gjykatë“, tha Berisha.