Opinion nga Gazetari Isa Halili
“Non grada”, SHBA s’ka çfarë i bën “gomarit” dhe i bie “samarit”!
Ditën e sotme biznesmeni shqiptar Ylli Ndroqi dhe ish-deputeti Aqif Rakipi janë shpallur “non grada” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas SHBA, Aqif Rakipi është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani që ka “ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Ajo shton se Rakipi prej kohës ka qenë i përfshirë në krimin e organizuar dhe sipas SHBA është i lidhur ngushtë me një grup të organizuar kriminal.
Ndërkohë Ylli Ndroqi sipas SHBA është një pronar mediash i cili ka shfrytëzuar këtë të fundit për të shantazhuar qytetarët shqiptarë përmes kërkesave për para dhe blerje të reklamave në këmbim të mospublikimit në artikujve negativë në media.
Ky vendim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket sa qesharak aq edhe tallës e neveritës për çdo qytetar të vendit tonë. Në optikën time nëse Aqif Rakipi qenka e keqja e këtij vendi çfarë duhet të bëjnë amerikanët me Taulant Ballën i cili prej vitesh u mbështet nga krimi i organizuar në qarkun e Elbasanit. E kam fjalët për “çunat problematik”.
Ata të cilët bëjnë çdo përpjekje me çdo formë për partinë socialiste me motivin për të patur terren për 4 vite në punët e tyre. Shqiptarët e dinë mjaftë mirë këtë formulë. Erjon Veliaj në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021 është shprehur shpesh herë që është i kënaqur që pjesë e skuadrës për qarkun Tiranë është një djalë si Orlando Rakipi (djali i ish deputetit Aqif Rakipi).
Në fakt, edhe unë të njëjtin mendim kam për familjen Rakipi sepse e di që kanë ndihmuar dhe ndihmonë shumë familje në Peqin, Rrogozhinë por edhe më gjerë. Mos harrojme që deri në zgjedhjet e 2011 kanë qenë mbështetës të PD në Peqin, kuptohet në vijën e dytë drejtuese.
Aqif Rakipi kurrsesi nuk duhet shpallur “non grada”, sepse nuk ka asnje fakt që është përfshirë në krimin e organizuar kriminal. Pse nuk shpallet non grada, Ulsi Manjën dikur deputet sot ministër nga SHBA i cili u faktua në “dosjen 339” nga përgjimet që nëpërmejt presionit blente vota për PS në Dibër. Ja ku e kanë Damian Gjiknurin, e harruan “tërmetin” e tij me “çunat problematik”.
Po me Ylli Rakipin çfarë provash kanë. Në fakt “fajin” e ka media e tij e cila nuk e lë rehat Erion Veliajn. Propaganda e tij ka vite që nuk “pinë ujë” në “Ora News” dhe “RTV ORA”. Kjo media e pavarur ka denoncuar një sër skandalesh të kreut të bashkisë Tiranë duke e bërë pis propagandën e tij. Erioni si nje “ushtar sorosian” në vendin tonë e ka porositur këtë vendim në dëm të familjes Ndroqi.
Miqtë e mi, mirësitë që i ka bërë Ylli me median e tij dhe z.Rakipi qytetarëve të Peqinit me ose pa pushtet janë në raport të zhdrejtë me këtë vendim që sot me paturpsinë më të madhe iu servir popullit shqiptar. Ky vend ka nevojë për njerëz vizionar si Ylli Ndroqi, ka nevojë për ish deputet si Aqif Rakipi i cili ishte mburojë e interesave të qytetarëve nga vinte.
Populli thotë; kur s’ke çfarë i bën gomarit, i bie samarit. Meruni me gomarin, samari “shkon” ku e çojnë këmbët e gomarit. /Kavaja.Net