Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës ku ka parë nga afër projektin për Lungomarren e Plazhit. Rama shkruan se bëhet fjalë për një projekt madhor me impakt të lartë ekonomik.
“📍Bashkia Durrës – Me Anin dhe projektuesit e ndërhyrjes së madhe për një Lungomare në Plazhin e Durrësit, një projekt madhor me impakt të lartë ekonomik😍🌊☀️🌳🚲”, shkruan Rama.
“Një projekt madhor me impakt të lartë ekonomik”, tha Rama.
Sipas Ramës punimet pritet të nisin me të mbaruar sezoni turistik veror i këtij viti.
“Me mbarimin e këtij sezoni të fillojë puna, në vjeshtë. Nuk e di a do e bëjmë të gjithën përnjëherë apo me faza”, tha Rama.
Duke iu referuar Lungomares së Vlorës, Rama bëri dhe një krahasim mes dy projekteve e u shpreh: “që mos thonë durrsakët mbetëm prapa Vlorës”.
“Ta bëjmë e një ndërhyrje në det, një shqiponjë, ta gjejmë një pikë e ta përgatisim një shqiponjë të madhe e ndërtuar nga A-ZH komplet e aty bashkia mund të nxjerrë e përfitime të mëdha. Por kjo vjen në një fazë tjetër”, tha Rama.
Projekti parashikon ndërtimin e një shqiponje në det, me qëllim tërheqjen e vizitorëve të shumtë.
“Mendoj ta bëjmë një ndërhyrje në det me një shqiponjë në det që të jetë zonë turistike, e ndërtuar e re komplet dhe aty bashkia mund të nxjerrë dhe përfitime. Një shqiponjë do ta bëjmë në det që të duket. Duhet të ecim më tutje dhe të kemi kujdes me përdorimin e materialeve të drurit që të mos na degradohen”, tha Rama.
Video- https://fb.watch/czJMtr142t/