Një rresht kanabis, një rresht misër! Zbulohet parcela e pazakontë në Fier, si ishte kamufluar lënda narkotike (FOTO)

Policia ka zbuluar ditën e sotme një parcelë ku kultivohej lënda narkotike në fshatin Mujalli pranë shtratit të lumit Seman në Fier.

Në fotot e shkrepura në vendin e ngjarjes duket metoda që kishin zgjedhur pronarët për të kamufluar aktivitetin e paligjshëm.

Ata kishin mbjellë një rresht kanabis, një rresht misër në mënyrë që të mos tërhiqnin vëmendjen në rast kontrolli nga ana e uniformave blu.

Nuk dihet ende kush është pronari i parcelës dhe as numri i saktë i numrit të bimëve të mbjella.

Pasi zbulimi të parcelës, FNSH dhe efektivë kanë zbarkuar në të gjithë fshatin. Sipas News 24, policë të veshur me antiplumb dhe me skafandra po vijojnë kontrollet nëpër disa banesa.

 

WhatsApp-Image-2022-07-20-at-12.51.35-PM-1WhatsApp-Image-2022-07-20-at-12.51.35-PM