Ditën e sotme kanë nisur nga ora 08:00 punimet në lotin e parë të Unazës së Madhe në kryeqytet. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën ditur se kjo fazë do të zgjasë për një javë.
“Hyrja në Tiranë nga Durrësi drejt rrugës ‘Teodor Keko’ mbetet e pandryshuar. Rruga ‘Dritan Hoxha’ mund të aksesohet përsëri nëpërmjet rrugës ‘Abedin Rexha’ me një sens lëvizje”, bën të ditur ARRSH.
Gjithashtu ARRSH thekson se, “kalimi nga rruga ‘Teodor Keko’ drejt rrugës ‘Dritan Hoxha’ do të jetë i mundur dhe i aksesueshëm. Nëpërmjet një gjysmërrethi mund të kalohet nga rruga ‘Teodor Keko’ drejt qytetit të Durrësit”.
Kalimi nga rruga “Dritan Hoxha” drejt Durrësit mbetet e pandryshuar me mundësi kalimi edhe nëpërmjet Galerisë Nr. 4, edhe nëpërmjet rrugës paralele.