Bashkia e Kavajës ka njoftuar ndryshimin e trafikut në rrugën Golem- Plepa duke filluar nga Nesër.
Përmes një njoftimi Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali thotë se devijimi do zgjasë tre ditë për shkak të punimeve për rehabilitimin e saj.
Mesazhi i Redjan Krali:
🚨Kujtesë!
Duke filluar nga dita e nesërme, në rrugën dytësore Golem – Plepa (nga kthesa e Vienës deri tek rrethrrotullimi i Golemit) fillojnë punimet dhe kalimi në këtë segment do të jetë i bllokuar për 3 ditët në vazhdim.
📍Devijimi i trafikut do të kalojë nga Rruga e Plazhit.
#BashkiaNëPunë🚧👷🏻♂️