Nis zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë qytetet e vendit. Procesi do të vijojë deri në orën 19:00

Ka nisur zyrtarisht prej orës 07:00 të mëngjesit procesi zgjedhor në të gjithë qytetet e vendit. Qytetarët kanë nisur t’i drejtohet qendrave të votimit.

Në bazë të orarit zyrtar, qendrat e votimit do të qëndrojnë hapur nga ora 07:00 deri në 19:00 në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë qytetet e vendit.

Në të gjithë territorin e Shqipërisë janë 5213 qendra votimi ku qytetarët me të drejtë vote që do të shprehin vullnetin e tyre për 61 drejtuesit e rinj të bashkive.

122 545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit. Në garë për kryetarë në 61 bashkitë e vendit janë 144 kandidatë.