Ka nisur sot doza e dytë e vaksinimit të moshuarve në Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë.
Sipas burimeve të Kavaja.Net pjesë e këtij procesi do jenë 56 të moshuarit, banorë të përhershëm të këtij institucioni dhe stafi që u vaksinuar rreth dy javë më parë.
Gjatë gjithë periudhës së pandemisë, për shkak të respektimit me rigorozitet të masave anti-Covid19, asnjë banor i institucionit nuk i infektua me koronavirus.