Nis ceremonia mortore e 30-vjeçares që u vra nga vjehrri, 3 fëmijët e përcjellin me buqeta me lule

 Ditën e djeshme në fshatin Vidhisht të Roskovesit, 61-vjeçari Xhevahir Hoxha vrau me thikë nusen e ardhshme të djalit të tij, Merushe Hazizin dhe më pas u vetëvra. Gjatë ditës së sotme, familja e Merushes ka hapur dyert e mortit, ndërsa ka nisur ceremonia mortore. 

Nusja që u vra nga vjehrri do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat pranë familjes së saj në fshatin Suk 1.

Në njoftimin për e ceremonisë mortore në Suk 1 bie në sy mungesa e fotos së 30-vjeçares Merushe Hazizit e cila u masakrua me thikë nga Xhevahir Hoxha i cili nuk pranonte që djali i tij Fatjoni të martohej me Merushen.

Pjesë e ceremonisë mortore janë edhe 3 fëmijët e Merushe Hazizit të cilët me buqeta me lule në duar shoqërojnë makinën e funeralit drejt banesës së fundit.