Ka nisur sot asfaltimi i rrugës së Shtodhërit, e kthyer prej vitesh në problem për banorët.
Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali ka inspektuar punimet për asfaltimin e saj.
Përmes një mesazhi në Facebook, Krali shkruan se kjo është mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetit.
Mesazhi në Facebook:
#BashkiaNëPunë🚧👷🏻♂️
✅Nisi asfaltimi i Rrugës Shtodher. Investimet në infrastrukturë përveçse të domosdoshme për lëvizjen e banorëve janë gjithashtu mënyra më e mirë për t’i dhënë Kavajës dinjitetin e merituar. Dhe ky është fokusi i punës tonë të përditshme!
#BashkiaKavajë
#nëshërbimtëkomunitetit💪🏻