Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Redjan Krali ka inspektuar sot punimet për asfaltimin e rrugës Kavajë- Bukaq.
Nëpërmjet një mesazhi në facebook Krali ka thënë se brenda disa ditësh banorët e kësaj zone do të lëvizin në një rrugë krejtësisht të asfaltuar dhe jo më mbi një rrugë me grupa e baltë.
Asfaltimi i kësaj rrugë pritet t’u krijojë lehtësi të jashtëzakonshme të lëvizjes drejt Kavajës banorëve duke nxitur këtu edhe zhvillimin e saj.
Mesazhi i Redjan Krali:
#BashkianëPunë🚧👷♂️🚜
📍Rruga “Bukaq-Kavajë” më në fund mori zgjidhje definitive pas shumë vitesh në baltë e pluhur.
Shtresat e para të asfaltit u hodhën ✅
Brenda pak ditësh përfundojnë punimet në të gjithë gjatësinë e saj 💪🏻.
#BashkiaKavajë #punaështëpërgjigja #nëshërbimtëkomunitetit