Ka nisur këtë paradite në Kavajë aksioni kundër zënies së paligjshme të rërës në bregdetin e këtij qyteti.
Gazetari Kelment Baçi raporton se në terren janë dy grupe me policë bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit dhe FNSH.
Video- https://www.youtube.com/watch?v=FL1E3F8JokE
Përmes një njoftimi Policia Bashkiake u bën thirrje bizneseve dhe operatorëve turistikë që të mos shkelin ligjin dhe vendosin shezlonge në mënyrë të paligjshme në rërë.
Aksioni ka nisur nga Përroi i Agait dhe do të vazhdojë deri në Qerret.
Aksioni i policisë është në zhvillim e sipër për të gjitha ato subjekte që kanë zënë territor plazhi pa leje zyrtare.
Njoftimi i Policisë Bashkiake Kavajë:
“Vijon puna për lirimin e hapësirave publike në zonën e plazhit. Policia Bashkiake Kavajë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, IMTV, Shërbimet Komunale Plazh vazhdojnë aksionin në kuadër të masave për sezonin turistik. ⛱ Drejtori i Policisë Bashkiake z. Klodian Luzi, u bën thirrje të gjithë subjekteve të mos shkelin ligjin duke vendosur shezllone të paligjshme në rërë.”
https://www.facebook.com/110482470614124/posts/317101469952222/?d=n