Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp ka përdorur një gjuhë kërcënuese ndaj qeverisë.
Ai u shpreh se ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme në protestën e opozitës, ishte vetëm aksioni i parë, por se mund të pasohet nga forma të tjera të mosbindjes civile.
Ai ka paralajmëruar se masat e radhës mund të jenë grevat, ngujimet apo bllokimet e përhershme të rrugëve.
“Mbrëmë ishte aksioni i parë por mosbindja ka shume forma. Kemi ngujime, greva, bllokime permanente rrugësh. Kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do të asfiksojnë e paralizojnë, shkërrmoqin narkoshtetin.
Nëse mendon se mosbindja nisi në Tiranë e do të kufizohet aty, mendohu mirë. Së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën, Vlorën, mbarë Shqipërinë sepse nuk ke lënë qytet pa masakruar me vjedhjet”, tha Berisha.