Deputeti i PD-së Dash Sula ka reaguar për atentatin e mbrëmshëm në Milot, ku u vra një i ri dhe u plagos një 46-vjeçar. Sula konstaton se vendi i i shqiponjave është shndërruar në vendin e kallashnikovit.
Ai thekson se nuk mund të kemi një vend europian me siguri primitive, por një vend që të jep paqe dhe i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të marrë masat e duhura për të vendosur në shinat e demokracisë sigurinë e vendit.
Postimi i Plotë
🔴Vendi i shqiponjave fatkeqesisht eshte shnderruar ne vendin e kallashnikovit.
Lipset nje aleance e gjere me qytetaret e per qytetaret ku institucionet te vendosen para pergjegjesise per te bere detyren e tyre. Ky vend nuk eshte Palermo e dekades se frikshme, por nje shtet qe celi negociatat. Nuk mund te kemi nje vend europian me siguri primitive por nje vend qe te jep paqe.
Mjafton te shikosh kronikat e lajmeve per te kuptuar se pervec eksodit dhe pandemise, shqiptaret po i asimilon mungesa e sigurise ne vend.
I bej thirrje kryeministrit Edi Rama, si politikan, si qytetar dhe si prind, qe te marre masat e duhura per te vendosur ne shinat e demokracise sigurine e vendit.
Nuk ka pushim me rruge te pergjakura dhe vatra te pergjakura!