Një atentat ka ndodhur në një kafene të Athinës ku një shqiptar ka humbur jetën. Mediat grekeraportojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen Sepolia dhe autori hyri në kafene, qëlloi shqiptarin 8 herë me armë zjarri dhe më pas iku.
Dyshohet se ai u largua me taksi.
Sa për shqiptarin që ngeli viktimë bëhet me dije se atij i është bërë edhe më parë atentat dhe ka qenë i arrestuar për trafik droge.