Ngjarje e rëndë/ Nëna i jep gabimisht mbidozë Ibuprofeni, niset me urgjencë drejt Tiranës 12-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Sarandë, ku një 12-vjeçar është paraqitur në urgjencë, pasi kishte pirë doza të mëdha ibrufeni. Vogëlushi nga Ukraina mësohet se është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës i mituri ukrainas.

12-vjeçari me inicialet V.K., është paraqitur në spitalin Sarandë pasi kish konsumuar 5 tableta Ibuprofen 400mg. Për rrjedhojë është  intoksikuar me këtë medikament. Gabimisht medikamenti iu dha fëmijës  nga nëna e vet, e cila mendoi ta mjekonte për diarrenë me Loperamid. Sipas bluzave të bardha fëmija në spital nga kjo ngatërresë medikamentedh kishte probleme si: dhimbje barku të forta, dhimbje koke të fortë, urinim të pakët, letargji (përgjumje), konvulsion deri në komë. Megjithatë gjendja e fëmijës  ishte e qëndrueshme, por për mjekim më të specializuar u transportua me  helikopter drejt Tiranës.
12 vjecari nga Ukraina ndodhej prej pak ditësh me pushime me familjen në Sarandë.