Kandidati për kreun e PS Neritan Bajaziti shpalosi programin e tij Nëse do ti jepet mundësia të drejtojë socialistët.
Fjala e Plotë:
Unë jam Neritan Bajaziti lindur e rritur ne kavaje. Vij nga një familje intelektualesh që kanë dhënë kontribute për këtë qytet, i martuar babai i 3 femijëve. Ne rinine time pasioni i trasheguar per futbollin beri qe te jap kontribut disa vite per qytetit, me vone kalova ne biznesin privat gje e cila me dha mundesine te njihja njerez te shumte, aktualisht drejtoj shtepine e te moshuarve kavajë. Prej vitit 2013 jam pjesë e fushatave të kësaj partie, sepse besova atëhere se me Partinë Socialiste Shqiperia do qeverisej me mirë. Sot kjo gare para ketij komisioni ndryshon nga heret e tjera sepse kushdo qe kishte energjine per ta cuar perpara kete Parti ju hapen dyert per te garuar, kjo fale Vizionit te liderin tone Edi Rama qe Partia Socialiste te jete parti me e hapur me solidare me njerezit dhe me prane njerezve ne hallet e tyre. Kaluam dy sfida Termetin dhe Pandeminë , kush me mire se PS mund ta mbante kete shtet ne kembe, prandaj sot me shume se kurre jam i lumtur qe garoj per kreun e kesaj partie qe di te qeverisi. Si më poshtë paraqes platformen time me disa pika, nje platforme e thjeshte e shkruar me zemer , e kuptueshme per cdo anetar ku Kryefjala eshte Bashkimi ynë.
1- Me kryetarin Krajli dhe deputetin Xhafaj qe ne ditet e para do te punojmë fort të afrojm të gjithë ata figura të këtyre viteve të fundit, persona me energji dhe kontribute në parti, që janë mënjanuar dhe e shikojn veten jashte partise, sepse Unë mendoj fort se në Politikë si dhe në Sport, e rëndësishme është Skuadra. Sa më e fortë ajo aq më e fortë do të jetë Partia.
2- Brenda 100 ditëve te para Do të krijojm listën përfundimtare të anëtarësisë pasi për interesa të ngushta janë fshirë e shtuar emra. Janë anëtarësuar persona qe nuk e dine se jan ne ato lista dhe janë shtuar numra fiktive, ndersa jane fshire persona me kontribute nder vite.
3- Ristrukturimi I shumicës së Organizatave Socialiste, shumë prej tyre jane fiktive dhe ekzistojnë në letër, nuk kanë lidhje të forta me partinë dhe si pasojë e kësaj vjen mosangazhimi i tyre në fushatë, atu ku është e nevojshme do të bëjmë bashkëkryetare në OS.
4- PS sot i mungojnë anëtarësimet e reja me intelektualë që kanë qenë “Simboli dallues i kësaj partie ndër vite” Do të afroj këtë shtresë qytetare pasi nga kontaktet e shumta qe kam këta kërkojnë t’i bashkohen forces tone politike por nuk gjenden hapësirat e nevojshme. Vitet kalojne Sfidat ndryshojne vetem njerez me ide ne na cojnë perpara.
5- Të kemi një qasje sa më të hapur e gjithëpërfshirëse për të rinjtë, vajzat dhe gratë që duan te bëhen pjesë aktive e partisë. Nëse do të më jepet besimi i drejtimit të Partisë Socialiste garantoj që do ta hap dhe bashkoj Partinë nën sloganin ‘Të bashkuar, më të fortë, fitojmë të gjithë’. Slogani nuk do te mbetet thjesht nje ide ne leter, por nje projekt e platforme qe do te vendoset shpejt ne zbatim. Mos harrojme qe pas disa muajsh do te jemi serish ne fushate, e ajo na duhet per t’u fituar. Nen drejtimin e Lalit bashkë me Etjenin dhe Redin e te gjithe bashkë, Ne dimë te punojmë dhe drejtojmë Vendin, jemi Partia Socialiste forca me e madhe ne kete vend. Te Bashkua Me te Forte Fitojme te Gjithe. FALEMINDERIT