Bidona të madhësive të ndryshme e deri tek samari i kafshëve janë disa nga mbetjet që korpusi i vullnetarëve hoqi nga parku i pishave në plazhin e Spillesë këtë fund javë.
“E permbyllem nje dite pune sot me Korpusin e Vullnetateve ne zonen turistike Spille, ne Rrogozhine.
Cfare tmerri ne parkun e pishave. Me shume se park, nje vend grumbullimi mbetjesh. Nga mbetjet qe kane lene ata qe bejne piknik, tek mbetjet e hedhura nga restorantet dhe hotelet, deri tek divanet e vjetra….
Nuk mungonte as nje samar gomari, qe si per cfare arsyeje kishte perfunduar atje”, shkruan Gazetari Mentor Kikia.