Nga: Përparim Çaça
Dy fjale modeste per “debatin” bosh te ketyre diteve te nxehta ne Pd ne lidhje me Gazment Bardhin.
Historia partiake ka treguar qe “inati” momental per nje post te lakmuar apo te deshiruar sipas pritshmerive legjitime te gjithsecilit ne PD, ka derivuar ne shumicen e rasteve ne “fjetjen me mullixhiun”, madje edhe duke krijuar edhe formacione te tjera politike qe me se shumti kane qene ne funksion te krahut tjeter politik dhe me objektiv te qarte per te demtuar PD-ne dhe ne kete menyre nxirrnin deri ne fund mllefin e tyre “provincial”.
NJOFTIM PËR PUNË 👇
Gazment Bardhi nuk eshte imun ndaj kritikave, nuk eshte imun ndaj cdo lloj mendimi te pavarur dhe pa konotacion dashakeqes dhe kete e ka te qarte si kristali vete z.Bardhi, pasi eshte i vetedijshem per pergjegjesine politike që ka dhe per ta konfirmuar kete nuk ka nevoje per “Avokat”.
Ajo qe me shtyu te bej kete shenim sot, eshte qe sa shpejt dalim ne konkluzione perfundimtare sidomos disa njerez qe deri dje benin statuse dedikues per Sekretarin e Pergjithshem dhe vetem se nuk e gjeten veten ne liste u sulen si te terbuar dhe te mllefosur se tashme kishin gjetur fajtorin ne PD dhe ky na qenka Gazment Bardhi, madje per nje proces qe ka pasur shume aktore.
Te gjithe biem dakord qe Gazment Bardhi eshte nje MODEL MERITE, nuk eshte nje model i rakomanduar apo i sponzorizuar nga dikush.
Ka arritur gjithcka me pune, me kontribut ne fushen e se drejtes, ne Ministrine e Drejtesise, ne Grupin Parlamentar te PD-se dhe se fundmi si drejtues ne Pd, duke qene autor i pakontestueshem i procesit te dekriminalizimit dhe ne teresi i shume aksioneve te tjera politike ne PD.
Te gjithe kemi dashur te jemi deputete, kryetare, drejtues etj, por kjo nuk duhet te na coje qe te denigrojme, te shajme, te demonizojme shtepine tone politike.
Dhe nderkohe qe bejme kete, Sekretari i Ps nenqesh dhe i ben like ketyre postime te mllefit dhe te inatit te momentit.
Partia Demokratike ka nevoje per kontributin e gjithsecilit✌️✌️✌️