Nga kandidimi për kreun e PD tek mardhënia me Bashën, Çfarë zbuloi sot Sali Berisha pas rikthimit në seli

kandidimi për kreun e PD tek mardhënia me Bashën, Çfarë zbuloi sot Sali Berisha pas rikthimit në seli!

Ish- Kryeministri Sali Berisha u rikthye sot në Seli pas disa muajsh për shkak të përplasjes me kryetarin Basha dhe përjashtimit të tij nga PD. Ai u prit me lule nga mbështetës të tij!

Në deklaratën për mediat dhe vizitën në selinë blu Berisha lajmëroi disa zhvillime që pritet të ndodhin në kampin opozitar. 

Së Pari: Berisha tha se ai do të kandidojë për kreun e partisë, ndërkohë theksoi se fton edhe kandidatët e tjerë të bëhen pjesë e garën. “Që të të them se më detyron të përsëris përgjigjen padiskutim që unë do të jem  në garë të hapur dhe ftoj cilin do koleg, që dëshiron të garojë është i mirëpritur në një garë të ndershme me rregulla. I ftoj ata që kanë ndërmend të kandidojnë të krijojnë ekipin”, tha Berisha.

Së dyti: Berisha tha se do ta takonte Lulzim Bashën po të ishte në zyrë. “Komisioni do të vendoset në selinë legjitime të përcaktuar në statut, por komisioni Sali Berisha dhe çdo anëtar është i hapur që të diskutojë dhe të debatojë me çdo demokrat që dëshiron dialog dhe debat dhe do të kontribojë në procesin e bashkimit, ne nuk kundërshtojmë askënd. Kundërshtitë e mia më të mëdha ishin me Bashën, por nëse do të ishte në atë zyrë do të shkoja ta takoja. Unë mbetem i hapur ndaj të gjithëve”, tha Berisha. 

Së treti: “Zoti Basha dha dorëheqjen, mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi. Në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 shtatorin, por ajo ka si background serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Unë nuk kam pse i them më deputeti brava, do i them deputeti Basha”, tha Berisha.

Së katërti: Vendimet e para!

1.Diskutim për organizimin e brendshëm

2.Kthimin në normalitet të selisë

3.Të hiqen blindet

4.Të sistemohen ambjentet për punë

5.Të rikthehet normaliteti në PD

6.Të njoftohen të gjithë partnerët