Nga: Isa Halili Nga agonia në operacion, sot në këmbë për të fituar!

Nga agonia në operacion, sot në këmbë për të fituar! 

Agonia! 

Një vit më parë Partia Demokratike mori një shuplakë të rëndë duke u bëra forca e parë politike ne këto 31 vite pluralizëm e cila u detyrua të qëndroj më shumë se 8 vite në opozitë. 

Kandidati për kryeministër dhe njëherësh kreu i PD, z. Lulzim Basha e quajti 25 prillin një masakër zgjedhore dhe garantoi demokratët se do të demaskoi me fakte këtë proçes anti demokratik duke shtuar se është koha për përgjegjësi dhe reflektim. 

Ditët kaluan dhe ende pa u analizuar “masakra zgjedhore” njëherësh reflektimi dhe përgjegjsia as që dukej në horizontin mendor të deputetit Basha, si një rrufe në qiell të hapur u përhap lajmi se do të bëheshin zgjedhjen për kreun e ri të PDSH.

Në një garë jo të barabartë morën pjesë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe patjeter Lulzim Basha. Ky i fundit rizgjidhet sërisht me 81% të votave të demokratëve. 

I sapo zgjedhuri për të vijuar marrveshjen me Edi Ramën fillimish u angazhua për të “vrarë” babain politik, z. Sali Berisha. I vetmi i mbijetuar pas “atentateve politike” të suksesshme ndaj Jozefina Topallit, Majlinda Bregut, Astrit Patozit, Arben Imamit etj.

Ndërkohë më të pafajshmit në këtë histori demokratët në mbarë shqipërinë u mbërthyen nga gjendja e agonisë. Të vrarë politikisht, të tradhëtuar nga lidershipi i tyre të gjithë ashtu kokëulur mendonin se ky mund të ishte fundi i forcës së tyre politike! 

Doktorr Berisha fut në “operacion” PD! 

Sali Berisha i informuar si gjithmonë mbi situatën e forcës tonë poltike lajmëroi një dalje publike tek hotel “Rogner” me 9 shtator. Lideri historik ngriti menjëherë në peshë zemrat e thyera të demokratëve duke lajmëruar se do të nis një turn kombëtar për ringritjen e Partisë Demokratike e titulluar “foltore” me moton më të hapur, më të fortë më të bashkuar. 

Kishe shumë skeptikë në radhët tona por edhe nga aktorët e opinionit publik në vendin tonë për këtë iniciativë të 78-vjeçarit pasi mendonin se tropojani u ngrit nga halli i tij (shpallja non grada, por koha e rrëzoi këtë alibi). Berisha ndërkohë në një takim sa madhështorë aq edhe elekrizues në qytetin e Kavajës theksoi ndër të tjera se demokratët pas këtij proçesi meritojnë të mblidhen në një kuvend kombëtar. 

Në fakt për hirë të së vërtefës kishte nisur një luftë e mbrëndshme mes atyre që nuk donin Bashën dhe atyre që pa asnjë motiv e mbështetnin atë pas 4 humbjeve radhazi. Këta të fundit nuk u kursyen të na etiketonin llum, kriminelë, antiamerikanë, madje shpreheshin se jemi një grumbull njerzish që po dëmtonim PD-n dhe se kriza nuk egziston brenda së djathtës. 

Erdhi momenti i shumë pritur, 11 dhjetor 2021, stadiumi kombëtar “Air Albania” buçiste nga atmosfera sinjikative e demokratët që atë ditë në fakt u bindën se ishin në rrugën e mbarë për mbijetuar politikish me qëllim për të qenë nesër një alternativë serioze qeverisëse në regjinë e Sali Berishës edhe pse rruga do të ishte jashtëzakonisht e vështirë. 

4936 delegatë u bën bashkë duke shkarkuar kryetarin në detyrë z.Lulzim Basha. Berisha ndërkohë kishe asgjesuar fatmirsisht frymën vdekjeprurëse “bashiste” duke fituar me të drejtë legjitimitetin për ti udhëhequr ato qofte edhe përkohësisht deri në zgjedhjen e kreut të ri të PD-s.

Ndërkohë pala tjetër në PD pasi nuk e ndali siç kishte parlajmëruar kuvendin legjitim të 11 dhjetorit, me paturpsinë më të madhe zhvilluan një antimiting në Pallatin e Kongreseve 1 javë më pas. Naiviteti i tyre shkoi deri aty sa që deklaruan që në një ambjent me 1958 karrike ishin të pranishëm 5004 delegat. 

Nga ana tjetër demokratët me referenduamin po atë ditë me 18 dhjetor votuan masivisht duke shkarkuar me votë Lulzim Bashën nga kreu i PD. Afro 44 mijë demokratë treguan se ishin jo vetëm shumicë por edhe të bindur për tu larguar një herë e mirë nga dështaku politik dhe natyshëm iu bashkuan njeriut që në fakt nuk i ka tradhëtuar asnjër madje i ka drejtuar 3 herë drejt fitoreve si z. Sali Berisha. 

8 janar 2022, demokratët të thirrur nga z  Berisha u mblodhën në selin, shtëpinë poltike të tyre. Aty ai që këta “banorë” punuan me mish e me shpirtë pë ta bërë  kryeministër i ndihmuar nga partneri i tij politik goditën, gjakosën dhe helmuan demokratët duke kryer nje akt barbarë.

Krahas këtyre zhvillimeve politike Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta njofton se do të mbahen zgjedhje të pjesshme në 6 bashki, konkretisht në Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje dhe Durrës. Berisha duke qenë se proceduralisht nuk kishte një grup parlamentar edhe pse pas tij ishin pozicionuar më shume se 15 deputet të PD do duhej të zgjidhte një logo të cilën e quajti “Shtëpia e Lirisë”. 

Demokratët më në fund iu rikthyen votës si nje “vaksinë” që shëron meritokracinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. 30 janari vendosi një standart të ri në familjen tonë politike sepse antarët e partisë ku aderojmë pasi propozuan në bazë kandidatët, me votë përkatësisht zgjodhën Bardh Spahin ne Shkodër, Ardian Mukën në Durrës, Elton Banon në Lushnje, Hekuran Xhanin në Rrogozhinë, Lulzim Vranën në Vorë dhe Premtim Kryemadhin në Dibër.

Rezultati i 6 marsit vërtetoi një herë tjetër që Sali Berisha është “kafshë politike”. Në harkun e 25 ditëve i bindi 70% të demokratëve dhe 35% të shqiptarëve se është ai de facto kryeopozitari në këtë vend. Ndërkohë imagjinarët të cilët pretendonin se kishin me vete 95% të demokratëve përfunduan deri në atë pikë sa në disa qendra votimin të mos votoheshin as nga komisioneri i tyre.

Sigla e Partisë Demokratike e udhëhequr nga uzurpimi i Lulzim Bashës për herë të parë në histori e saj 30 vjeçare rezulton forcë e tretë. Këtë radhë kryetarin pa parti e zë “sedra” dhe pas disa ditësh jep dorëheqjen. 

Ndërkohë grupi i rithemelimit nisi zgjedhjet në bazë duke zgjedhur sekretarët dhe kryetarët e grupseksioneve dhe më tej me modelin një antar një votë u prodhuan edhe kryetarët e degëve në nivel kombëtar.

Erdhi 30 prilli, u mblodh sërish kuvendi kombëtar i PD mbrenda 120 ditëve. Një ditë e bukur për PD ne veçanti dhe opozitarizmin në përgjithësi. Demokratët u bën bashkë dhe të epur për të qenë së shpejti një kërcënim për regjimin e rilindjes. 

E pra, nga agonia e post 25 prillit 2021, kaluam në një “operacion” mbrenda Partisë Demokratike dhe në harkun e një viti jemi ngritur me të fortë më të bashkuar me objektivin sublim për të kapur të parët finishin pse jo duke filluar nga zgjedhjet e vendore të 2023.

E ardhmja premton! Bashkë ia dalim!