Nga: Hasan Bello Si mori fund Perandoria Osmane? Roli i shqiptarit Mehmet Ali Pasha dhe i borxhit te jashtem!

Si mori fund Perandoria Osmane? Roli i shqiptarit Mehmet Ali Pasha dhe i borxhit te jashtem
Ne vitin 1831 valiu i Egjiptit me origjine shqiptare Mehmet Ali Pasha filloi kryengritjen dhe perpjekjen per tu shkeputur nga Perandoria Osmane. Kjo e fundit e frikesuar tej mase, ne vitin 1832 dergoi ne Londer si ambasador te jashtzakonshem Mehmet Namik Pashen, me qellim per te siguruar nga Britania e Madhe mbeshtetje ushtarake. Por pavaresisht ketyre bisedimeve, Londra preferoi ta linte shtetin osman ne panik, per te shtuar ndaj tij koncensionet politike dhe ekonomike. Kete situate e shfrytezoi Rusia, e cila kundrejt ndihmes karshi Mehmet Ali Pashes i imponoi perandorise nenshkrimin e nje marreveshje politike-ekonomike me 8 korrik 1833 ne Hunkar Iskelesi. Kjo e beri xheloze Britanine, qe per te thyer influencen ruse tek osmanet dhe per te kontrolluar rruget tregtare te Lindjes e shtoi presionin ndaj perandorise. 
Ne pranvere te 1838 filloi te qarkullonin fjale se Mehmet Ali Pasha do te mesynte drejt Stambollit. Perandoria Osmane e trembur sepse nuk mund t’i bente dot balle ushtarakisht nje sulmi te tille, u detyrua qe per te fituar mbeshtetjen britanike te nenshkruante me te me 16 gusht 1838 marreveshjen e Balta limanit. Kjo u pasua me shpalljen e reformave te Tanzimatit me 3 nentor 1839, qe pati nje ndikim te madh ne fushen e ekonomise. 
Ne kete periudhe (1839-1846) ajo nenshkroi me disa shtete europiane marreveshje tregtare. Nje gje e tille beri qe tregu osman te permbytej nga mallrat e huaj te ketyre vendeve. Nderkoh qe eksporti i saj drejt europes ishte minimal. 
Ne vitin 1854, 16 vite nga marreveshja me britaniket ekonomia osmane ishte ne krize dhe per kete arsye, per here te pare filloi te merrej borxh i jashtem. Por per shkak te keqmenaxhimit brenda pak vitesh 51% e te ardhurave vjetore do te shkoi per te paguar kete borxh. Aq sa 21 vite me pas, ne vitin 1875 shteti osman shpalli falimentin financiar. 
Pjesa tjeter e historise eshte e ngjashme me nje te moshuar, te cilin borxhlinjte dhe femijet perpiqen ta mbajne gjalle, deri sa t’i marin firmen dhe te bien dakord per ndarjen e trashegimise.