Nesër janë zgjedhjet, Yuri Kim i shkon Bashës në zyrë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar këtë paradite në selinë e Partisë Demokratike.

Mësohet se ambasadorja Kim po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Kujtojmë se politika shqiptare sot ndodhet në heshtje zgjedhore, pas një muaji fushate elektorale, ndërsa nesër shqiptarët iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re.