Analisti Neritan Sejamini komentoi deklaratën e ministrisë së Jashtme, e cila njoftoi disa ditë më parë se kanë nisur procedurat për zëvendësimin e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Sejamini tha në emisionin e Ylli Rakipit se deklarata e ministrisë është e pazakontë dhe shkel çdo standart diplomatik.
Sipas tij, kjo ka si synim dobësimin e rëndësisë dhe peshës së ambasadores amerikane nga tani deri në momentin që ajo do të ikë nga vendi ynë.
“Ambasadorja Kim mbaron mandatin e saj në fund të muajit dhjetor. SHBA kanë filluar procedurat për ta zëvendësuar atë. Pjesë e procedurës, është të pyesësh edhe nga vendi pritës, nëse është dakord me kandidaturën që ata kanë menduar. Këtë informacion Ministria e Jashtme e ka. Gjithë kjo procedurë është konfidenciale. Këto janë shkëmbime mes vendeve dhe nuk tregohen. Përshembull nëse një vend pritës nuk e pranon një figurë, kjo nuk bëhet publike. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.
Ajo që është anormale, është që për herë të parë Ministria e Jashtme, shpall një fakt që ambasadores i mbaron mandati dhe do të vijë dikush tjetër. Duket qenë se është e pazakontë dhe shkel çdo standart diplomatik, lind dyshimi se është bërë në mënyrë të qëllimshme. Kjo deklaratë në opinionit publik, ka impaktin që vlera e atyre që thotë Kim nga sot e deri kur të largohet bie. Pesha në publik është më e dobët.
Shqipëria me deklaratën vet e ka bërë për të zbehur rëndësinë e aktivitetit publik të zonjës Kim, nga tani deri në momentin që ajo ikën. Pra, për të dobësuar rolin e saj dhe rëndësinë publike. Kjo deklaratë ka për qëllim të zbehë peshën e fjalëve dhe qëndrimeve të saj”, theksoi analisti.