Neritan Bajaziti i përgjigjet akuzave të opozitës, Kryetari ka punë më të rëndësishme, se të merret me “heronjtë” imagjinarë në FB

 

Neritan Bajaziti, Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve Kavajë ka reaguar mbi zhvillimet dhe debatet politike të ditëve të fundit në Kavajë.

Nëpërmjet një statusi në facebook ai ka shkruar se 3 çështjet që e kanë shqetësuar opozitën gjatë kësaj jave janë krejtësisht të parëndësishme në krahasim me punën dhe detyrat që ka përpara Kryetari i Bashkisë.

Sipas tij Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali nuk duhet të merret dhe t’u kthejë përgjigje “heronjëve” imagjinarë në facebook por duhet të përmbushë zotimet e tij për dërtimin e 300🏠 shtëpive para 31dhjetorit të këtij viti të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërtimin të 7 pallateve para fundit të 202-shit, ndërtimit e 7 shkollave si dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, pa harruar këtu edhe problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të thjeshtë.

Statusi i Neritan Bajaziti në facebook:

“3 Çështjet që shqetësuan kësaj jave Opozitën në Kavajë ??? 1-kush e solli Kajo Karafilin nga Korca në Kavajë para 75vjetesh ??? 2- Sa dele po kullosin në stadiumin e qytetit ??? 3- debati Aldo – Andi , u dha intervista politike tek fusha vjeter, kush e përzuri Andin nga fusha, të paktën un di që Andi dhe gjith futbollistët janë të mirëpritur në Bashkinë Kavajë ama në politikë ndodhin përplasje. Por ti kthehemi realitetit imagjino te merret me kto ćështje dhe ti kthej pergjigje ktyre pyetjeve Kryetari Krali dhe ti lej angazhimet për përfundimin e atyre 300🏠 shtëpiat para 31dhjetorit tē ketij viti , ndertimin të 7 pallate para fundit të 2021shit , ndertimit te 7 shkollave , imagjino larg qoft te kemi dhe nje mbyllje kto dy muaj nga situata e renduar e covid19 me cfare situatash do perballet qytetari i pare i Kavajes qe duhet te pergjigjet per 85mi banoret e rrethit , prandaj kto çështje as nuk janë sot as nuk do jenë nesër në prioritetin e kryetarit Krali, prioriteti i kryetarit Krali janë shtëpiat e tërmetit, ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i shkollave, ndërtimi i ujësjellësit dhe përballimi i cdo situate covid19 e pa imagjinushme që mund të ndodhin, Redi Krali punon drejton jeton për të bërë më të mirën për qytetarét, jo të merret me imagjinarët ( heronj ) në FB.”

https://www.facebook.com/tan.bajaziti/posts/2750966475170154