Trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar që u vetëmbyt së bashku me nënën dhe dy motrat e tij është gjetur mëngjesin e sotëm. Mësohet se trupi i djalit të mitur është gjetur nga polumbarët në lumin Buna.
Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës.
Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me tre fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.