NË TIMEN BOTË BREDHUR
Nje Poezi Nga: Luan Sheshi
Lypa pak minuta,
pak çaste qetësie,
mbase ca u nguta,
në gjumë nuk po bie…
Mërguar prej rutine,
larg botës mistrece,
i vetmuar një bujtine,
të shurdhët e memece…
Sytë diku shlodhur,
tretur në mendime,
i lirë dhe pak i lodhur,
por prap në botën time…
Në timen botë bredhur,
të akullt e të përvëluar,
kujtimet aty mbledhur,
i zymtë,por dhe i gëzuar…